Një adoleshent u qëllua dhe u plagos rëndë të enjten brenda një shkolle Memphis, Tennessee. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një tjetër adoleshent që besohet se ishte autori i sulmit.
Shkolla u mbyll dhe nxënësit u dërguan me autobus në një kishë aty pranë për t’u ribashkuar me prindërit, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
Policia identifikoi të plagosurin dhe autorin e sulmit si djem 13 vjeçarë. Të dy ishin nxënës të shkollës ku ndodhi rasti.
Fëmija i plagosur i është nënshtruar një operacioni dhe pritet për t’u shëruar.
I dyshuari u largua nga shkolla pas të shtënave, por më vonë u dorëzua në një zonë policore. Ai pritet të akuzohet për tentativë kriminale të vrasjes së shkallës së parë dhe të dërgohet në gjykatën për të mitur.