Adresimi i presidentit Thaçi do u shpërndahet mjeteve të informimit në orën 20:00 nga Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun, kanë njoftuar nga Presidenca.
Por 15 minuta para këtij termini është paraparë që Thaçi bashkë me Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli të shtrojnë darkë për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Para kësaj, Thaçi në 18:50 e ka pritur Ramën në Presidencë për ta zhvilluar takimin zyrtar.