Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pritej që sonte t’i drejtohej qytetarëve të Kosovës nga zyra e tij.
Por ky paralajmërim ka ndryshuar. Nga Zyra e Presidentit Thaçi kanë njoftuar se adresimi i tij shtyhet për nesër në ora 20:00.
Thaçi pritet që të deklarohet lidhur me aktakuzën e ngritur nga Zyra e Prokurorit Special.