Adresimi vjetor i presidentes Osmani në Kuvend, PDK-ja vendos të mos marrë pjesë në seancë

Prishtinë | 15 Dhj 2023 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’i adresohet Kuvendit me fjalimin e saj vjetor. Por, në seancën që është paraparë të fillojë nga ora 11:00, do të mungojë Partia Demokratike e Kosovës. PDK ka vendosur që të braktisë sërish fjalimin e Osmanit.

Osmani do t’i drejtohet Kuvendit sipas obligimit kushtetues, që e detyron presidentin të dalë para deputetëve së paku një herë në vit.

Roli i saj është kritikuar nga partitë opozitare, që e kanë akuzuar në vazhdimësi.

Ndryshe, më 4 prill 2021, Osmani me 71 vota në rundin e tretë të votimit, mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesë-vjeçar.

Të ngjashme