Portieri spanjoll i Liverpoolit, Adrian ka pranuar abuzime e kërcënime me vdekje, pas paraqitjes së dobët të mërkurën në Anfield në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, shkruan “The Sun” të enjten.
Spanjolli, që u aktivizua në vend të lënduarit Alisson, pati një natë për të harruar, ndërsa pasimi i tij i gabuar qoi te goli i parë i Atleticos.
“Shumë i trishtuar dhe zhgënjyer me rezultatin sonte. Qartë nuk është ajo që po prisnim. Falënderoj gjithë tifozët për përkrahjen, ne kemi ende objektiva të mëdha para vetes këtë stinor. Liveprooli gjithmonë kthehet”, shkroi Adrian në rrjetet sociale.
Por, pati reagime të shumta ndaj Adrianit në rrjetet sociale. Shumë tifozë kanë kërkuar largimin e tij e po ashtu disa kanë uruar vdekjen e tij.
Mirëpo, disa tifozë të Liverpoolit i kanë mbajtur krahun Adrianit.