Adriana Matoshi është ndër aktoret shqiptare, që deri më tani ka pasur tejet sukses në karrierën e saj.
Ajo përmes rrjeteve sociale mundohet të qëndrojë afër me fansat, ndërsa u shpërndan informacione nga jeta dhe karriera profesionale.
Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Adriana ka publikuar një fotografi ku shihet mjaft tërheqëse.
Padyshim që ajo mori vëmendje të madhe, pasi edhe në komente pati shumë prej tyre që përshkruanin sa e mrekullueshme dukej.
Por, ajo çka u vu re ishte komenti i këngëtarit Robert Berishës, i cili i kërkoi asaj që të fejohet me të.
“Më fal, a po fejohemi”, ka shkruar Berisha.
Kujtojmë se dyshja janë miq shumë të afërt, ndërsa nga ana e Robertit kjo ishte vetëm si shaka.