Legjenda italiane e muzikës, Adriano Celentano, ka folur për momentet e vështira që ka kaluar njerëzimi gjatë periudhës së pandemisë.
Në një bashkëbisedim me prezantuesen e Rai 1, Mara Venier, ai ka diskutuar lidhur me muajt e shënjuar nga COVID-19.
82-vjeçari ka treguar se së bashku me gruan e tij, Claudia Mori, kanë qëndruar në izolim shtëpiak gjatë gjithë kësaj kohe.
“Claudia dhe unë kemi qëndruar të mbyllur në shtëpi praktikisht për një vit”, ka deklaruar Celentano, transmeton Il Giorno.
I pyetur nëse do ta marrë vaksinën anti-COVID, ai është përgjigjur pa hezitim se do ta marrë.
“Nuk e kam marrë asnjëherë vaksinën, por pajtohem që ta marr tash”, ka deklaruar këngëtari dhe aktori i famshëm. /Telegrafi