Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, i ka reaguar ashpër këshilltarit të kryeministrit, Elvis Hoxhës, pas komenteve të tij fyese ndaj Rrahman Jasharajt dhe një termi pezhorativ me të cilin i quajti kosovarët.
Kelmendi është nevrikosur sidomos për fjalën “kosovaristë” të cilën Hoxha e përdori disa herë.
“Këshilltari i kryeministrit i ofendon të gjithë qytetarët e Kosovës duke i quajtur kosovaristë. Serbët kur duan t’i ofendojnë shqiptarët i quajnë shiptari”, shkroi Kelmendi.
Ai po ashtu përmendi mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit dhe sektorëve të tjerë publikë.
“Këtij këshilltari fashist dje i ka dalë rroga. Mësuesit të fëmijës sonë dhe mjekut të familjes sonë – jo! Idiotësi!”
Në fund, Kelmendi bën thirrje që Hoxha të shkarkohet.
“Kryeministri qysh sonte duhet ta shkarkojë fashistin që ofendon qytetarët e tij njëjtë siç i ofendon Serbia!”.