Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas tij kjo nënkupton se LDK-ja edhe një herë po tregon se është shumë më e pjekur politikisht se të gjitha partitë e tjera “të mëdha”.
“Me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre, LDK-ja për herë të dytë po e vë një person që nuk është kryetar i partisë për postin më të rëndësishëm të vendit; për herë të parë e cakton një grua si kandidate për kryeministre; si dhe po tregon se ka fuqinë t’i lë prapa vetes mospajtimet e hatërmbetjet personale. Me këtë lëvizje, Isa Mustafa & Co. i kanë vënë në shumë siklet partitë e tjera”, ka shkruar Kelmendi në faqen e tij në Facebook