Aeroplani del nga pista, 18 persona të plagosur në Rusi (VIDEO)

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 16:05 | Nga

Një aeroplan ka humbur kontrollin dhe ka marrë flakë në aeroportin e qytetit Soçi të Rusisë.

Avioni që vinte nga Moska, kishte 164 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe sipas të dhënave zyrtare nuk është regjistruar ndonjë viktimë.

Të gjithë pasagjerët u evakuuan menjëherë, por ministria e Shëndetësisë në Rusi tha përmes një deklarate se 18 persona kishin pësuar lëndime si dhe gjashtë të tjerë janë shtruar në spital përfshirë këtu dy fëmijë.

Aeroplani i linjës ajrore ruse “UT Air”, doli nga pista në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, duke thyer rrethojat e pistës për të përfunduar në bregun e një lumi.

Për shkak të këtij incidenti rreth 20 fluturime u vonuan ndërsa autoritetet e aviacionit rus po hetojnë incidentin.

https://www.instagram.com/p/BnKdn5gBLHz/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme