Aeroplani i katërt i 11 Shtatorit dhe teoritë e konspiracionit

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Më 11 shtator 2021 Amerika u godit nga terroristët e Al Kaedës duke vrarë 2973 njerëz.

Koha ndaloi, gjaku ngriu! Nuk kishte fare rëndësi nëse ishe shtetas amerikan, jetoje në SHBA, apo mijëra milje larg Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Nju Jorkut. Që nga 11 shtatori 2001, askush nuk ndihej më i sigurt.

Është dita që tronditi botën, ndoshta sulmi më i madh terrorist ndonjëherë, shkruan abcnews.al.

Terroristët islamikë

Më 11 shtator, tani një datë historike veçanërisht për amerikanët, terroristët islamikë, anëtarët e al-Kaedës së Bin Ladenit që banonin në Amerikë, rrëmbyen  avionët e United Airlines të planifikuar për fluturime të gjata, në mënyrë që të kishin mjaft karburant dhe të “drejtonin”ato te “Kullat Binjake”.

Të përbërë nga skuadra prej pesë vetash dhe me pilotë të trajnuar me ta, ata rrëmbyen tre avionë që u ngritën nga Uashingtoni, Bostoni dhe Nju Xhersi dhe pas ngritjes i çuan në Kullat Binjake dhe Pentagon. Që nga sulmi i 11 shtatorit e në vazhdim, dyert e kabinave të avionëve filluan të “kyçeshin” nga brenda.

Në orën 08:50 të mëngjesit me orën amerikane, një avion u rrëzua në kullën veriore të “Kullave Binjake.”

Mediat në mbarë botën i ndërprenë menjëherë programet e tyre dhe gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë avioni i dytë u rrëzua në rrokaqiellin jugor dhe u bë e qartë se bëhej fjalë për një sulm terrorist dhe jo për një aksident.

Shembja e kullave

Kaosi mbretëroi në Nju Jork, ndërsa tymi dhe pluhuri mbuloi pjesën më të madhe të zonës. Pati një përpjekje titanike për të nxjerrë dhe shpëtuar njerëzit nga katet e sipërme të Qendrës Botërore të Tregtisë, e cila ishte përfshirë në flakë.

Të frikësuar, duke parë se nuk kishte asnjë shpresë shpëtimi, pasi zjarri ishte poshtë tyre, ata filluan të kërcejnë në boshllëk.

Karburanti shkaktoi temperatura të larta në kolonat e çelikut të kullave dhe fillimisht u shemb një rrokaqiell dhe më pas i dyti, duke lënë të bllokuar në rrënoja mijëra njerëz të cilët nuk mund të zbrisnin.

“Goditja” në Pentagon

Në të njëjtën kohë, avioni i tretë u drejtua për në Pentagon. Nga ky sulm u vranë edhe 125 civilë dhe ushtarë.

Aeroplani i 4-të

Ajo që njerëzit nuk e dinë ose nuk e mbajnë mend mirë, është se ka qenë një aeroplan i katërt që u rrëmbye nga terroristët islamikë, por pasagjerët patën kohë të kontaktojnë të afërmit e tyre, të cilët kishin parë tashmë se çfarë kishte ndodhur me “Kullat Binjake”.

Një grup pasagjerësh vendosën të rimarrin kontrollin e avionit nga terroristët dhe të parandalojnë një tragjedi të ngjashme me atë të “Kullave Binjake”.

Avioni ishte nisur për në Uashington, kryeqytetin e SHBA.

Thomas Barnett, një pasagjer në Fluturimin 4, thirri gruan e tij në telefon dhe i tha: “Unë e di që do të vdesim dhe ne të tre do të bëjmë diçka për këtë. Unë të dua”.

Pasagjerët sulmuan rrëmbyesit, të cilët pas disa manovrave rrëzuan avionin e katërt në një zonë të pabanuar në Pensilvani, duke vrarë 45 pasagjerë.

“Al Kaeda” është përgjegjëse

Presidenti i atëhershëm i Amerikës, George W. Bush, tha: “Sulmet terroriste mund të kenë tronditur themelet e ndërtesave tona më të mëdha, por ato nuk mund të prekin themelet e Amerikës”.

Doli se terroristët ishin islamikë nga Arabia Saudite dhe kombet arabe dhe kishin jetuar në Amerikë për disa muaj para sulmit.

Ata i përkisnin organizatës terroriste “Al Kaeda”, udhëheqësi i së cilës ishte Osama Bin Laden, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në një video, për shkak të mbështetjes së qeverive amerikane për Izraelin, përfshirjes së tyre në Luftën e Gjirit dhe pranisë së tyre ushtarake në Lindjen e Mesme.

Të ngjashme