Një aeroplan që besohet se mbante Novak Gjokoviqin u ngrit nga aeroporti i Melburnit të dielën.
Kjo vjen pasi gjykata hodhi poshtë ankesën e tenistit kundër urdhrit për depërtimin e tij.
Tre gjyqtarë të Gjykatës Federale mbështetën njëzëri vendimin e marrë të premten nga ministri i Emigracionit, Alex Hawke, për anulimin e vizës së 34-vjeçarit serb.
Gjokoviq tha se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer” me vendimin e gjykatës, por se e respekton atë.
Mediat australiane raportuan se Gjokoviq u pa në aeroportin e Melburnit, shkruan Apnews, transmeton Klankosova.tv.
Ai thuhet se ishte rezervuar për të fluturuar për Dubai, i njëjti qytet i Emirateve të Bashkuara Arabe nga ai fluturoi në Australi.