Aeroplani zviceran rrëzohet mbi Bondensee, vdesin dy persona

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 17:00 | Nga

Aeroplani ishte nisur në orën 11 e 30 nga Cyrihu për në Hamburg, ndërsa lajmet e para për rrëzimin e tij janë paraqitur në orën 11 e 53

Aksidentohet sërish një fluturake zvicerane dhe humbin jetën dy persona që ndodheshin në të. Sot, pak para mesditës, një avion i vogël njëmotorësh i nisur nga aeroporti i Cyrihut është rrëzuar në liqenin Bodensee, në territorin gjerman, afër ishullit Mainau, shkruan südkurier.de, transmeton albinfo.ch.

Rënien e tij e ka konfirmuar edhe policia e Konstancës përmes një komunikate, ku thuhet se besohet që dy personat të cilët ndodheshin në avion kanë humbur jetën, transmeton albinfo.ch. Policia Ujore para kësaj kishte deklaruar për mediat se ishin gjetur pjesë kufomash dhe rrotat së bashku me një ulëse aeroplani.

Aeroplani ishte nisur në orën 11 e 30 nga Cyrihu për në Hamburg, ndërsa lajmet e para për rrëzimin e tij janë paraqitur në orën 11 e 53.

Vetëm pak ditë më parë, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël në Graubünden të Zvicrës kishin humbur jetën dy të mitur 14 vjeçarë dhe poloti 62 vjeçar

Të ngjashme