Aeroporti i Kukësit do të jepet me koncesion për 35 vjet

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Miratohet kontrata për dhënien me koncesion te ndërtimit te aeroportit të Kukësit.

Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë dhe është njoftuar përmes një deklarate për mediat nga ana e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ajo ka theksuar se kontrata koncesionare është 35 vite, kurse ndërtimi i aeroportit do të përfundojë brenda 24 muajve.

“Në fazën përfundimtare do të jenë të punësuar 12 mijë persona”- tha ajo, duke theksuar se ka interes nga shumë kompani me low cost.

Sipas ministres, për ndërtimin e aeroportit të Kukësit do të shpenzohen 8 milionë Euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme