Aeroporti i Kuvajtit dëmtohet nga sulmet iraniane, pezullohen fluturimet

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit u dëmtua nga dronë iranianë herët të mërkurën, sipas autoritetit të aviacionit civil të vendit.

Disa objekte u dëmtuan dhe u raportuan të lënduar, raportoi Reuters, duke cituar autoritetet.

Fluturimet dhe trafiku ajror në Kuvajt janë pezulluar pas sulmit, raportoi Agjencia e Lajmeve të Kuvajtit, shkruan CNN, raporton KlanKosova.tv.

Ndërtesa e Terminalit 1 në aeroport ishte rihapur vetëm të hënën, sipas raportimeve të mediave lokale, pasi ishte dëmtuar në një sulm të mëparshëm iranian në fund të shkurtit.

Të ngjashme