Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, falenderon mediat per informim korrekt

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, në emër të menaxhmetit falenderoi  mediat për informim korrekt dhe përkrahjen e madhe që i ka dhënë kompanisë, duke shtuar se bashkëpunimi dhe  përkushtimi ndaj publikut nuk do të mungojë.

Njoftimi i plotë:

Në emër të Menaxhmentit të ANP ‘Adem Jashari’, ju lusim të pranoni falenderimet tona për informimin korrekt nga ana e juaj gjatë muajve të kaluar.


Urojmë që sfida të tilla të mos përsëriten në të ardhmen por përkrahja më e madhe që i është dhënë kompanisë sonë keni qenë pikërisht ju duke mbajtur të informuar udhëtarët tanë.

Ju sigurojmë se edhe në të ardhmen do të jemi të përkushtuar për të qenë transparent dhe bashkēpunues për një informim të saktë të publikut. 

Të ngjashme