Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, bën të ditur se të gjitha fluturimet e parashikuara për sot, janë duke u kryer me kohë dhe se nuk ka vonesa.
Sipas Aeroportit, greva nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e procesit të fluturimeve.
“Mirësish informojmë udhëtarët tanë se ANP ‘Adem Jashari’ nuk ka mbyllur operimet, por vazhdon të procesojë te gjitha fluturimet dhe udhëtarët”, thuhet në njoftimin e Aeroportit të Prishtinës.