Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njofton të gjithë qytetarët se ka ndryshuar sistemin e pagesës së parkimit në hapësirat e tyre.
Ky është njoftimi i plotë i ANP-së:
Me qëllim të menaxhimit sa më efikas të shërbimeve tona ne kemi vënë sistemin e ri të parkingut në dispozicion, andaj dëshirojmë të informojmë qytetarët se pagesat nuk bëhen më në dalje, por fillimisht duhet të bëhen në ndërtesën e parkingut dhe me pas të vazhdohet në dalje.
Për çdo të dhënë shtesë rreth këtij shërbimi qytetarët mund të marrin përgjigje nga po i njëjti shërbim në kontaktin: 0038138 501 502 1311.”, ka thënë ajo.