Afaristi i njohur, Esat Lika, takohet me kryediplomatin e Zvicrës

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Afaristi shqiptar nga Zvicra, Esat Lika, CEO dhe pronar i LIKA Group AG, cila është një ndër kompanitë lidere në sektorin e patundshmërive dhe ndërtimit në Zvicër, është takuar me zëvendëspresidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, që është edhe në krye të Departamentit për Punë të Jashtme të Zvicrës, raporton albinfo.ch.

Ky takim është realizuar në kuadrin e takimit të afaristëve të një klubi më të madh të biznesit në Zvicër.

Në një njoftim të kompanisë LIKA Group AG, thuhet se në këtë takim Esat Lika, CEO i kompanisë, ka prezantuar një biografi të kompanisë, e cila ka shënuar rritje të shpejtë në sektorin e patundshmërive dhe ndërtimit në Zvicër.

Ai ka falënderuar këshilltarin federal për mundësitë që i ka ofruar shteti zviceran për të bërë biznes pa burokraci dhe barriera. Nga ana tjetër, në njoftim thuhet se Cassis ka mirëpritur suksesin e një kompanie që drejtohet nga një shqiptar i Kosovës.

Në njoftimin e LIKA  Group AG thuhet më tutje se z.Lika e ka ftuar k,ëshilltarin zotin Cassis, për një vizitë në kompaninë që udhëheq.

Të ngjashme