Afati i fundit për të kërkuar vazhdimin ose për të kundërshtuar paraburgimin e Salih Mustafës

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

E premtja është dita e fundit në të cilën mund të bëhet kërkesë për vazhdimin apo kundërshtimin e masës së paraburgimit ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Speciale.

Në dokumentet e publikuara nga Specialja theksohet se 20 nëntori, ora 12:00, është afati për të dorëzuar kërkesat me shkrim nëse ka arsye për të vazhduar mbajtjen e Mustafës apo mbajtja e tij duhet të përfundojë.

Mustafa ishte arrestuar në fund të shtatorit. Paraqitjen e parë para Speciales e pati më 28 shtator.

Mustafa, që akuzohet për krime lufte, u vetëdeklarua i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.

Ai ishte figura e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u arrestua nga Specialja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme