Numri i përgjithshëm i vdekjeve në të dy shtetet nga tërmeti prej 7.8 shkallësh ka shkuar zyrtarisht në 1200, sipas autoriteteve.
Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka thënë se 912 njerëz deri tash kanë vdekur nga tërmeti dhe 5,383 janë të lënduar.
Ai ka thënë se autoritetet nuk mund ta dijnë deri në sa mund të shkojë numri i të vdekurve, derisa po vazhdojnë kërkimet, raporton Reuters.
Erdogan ka thënë se 45 shtete i kanë ofruar ndihmë Turqisë.
Agjencia shterërore e lajmeve në Turqi raporton se më shumë se 320 persona kanë vdekur. Shërbimi i shpëtimit i “Helmetave të Bardha” gjithashtu ka raportuar se jkanë vdekur 147 persona në zonat ku operojnë, që mund të jetë përfshirë në të dhënat zyrtare shtetërore.
Qindra të tjerë besohet se kanë mbetur nën rrënoja. Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit Gaziantep në Turqi dhe është ndjerë larg, deri në Qipro.
LEXONI EDHE: