Në Kosovë janë regjistruar edhe 113 raste të reja me koronavirus derisa 67 pacientë janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 2991 derisa 1644 prej tyre janë shëruar.
Nga numri total i rasteve aktive, në Kosovë kanë ndodhur edhe 54 vdekje të pacientëve të infektuar me koronavirus, por që të gjithë ishin të prekur nga sëmundje të tjera përcjellëse.
Nga kjo del që aktualisht në Kosovë janë edhe 1293 raste aktive me virusin Korona.
E sipas të dhënave më të fundit në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 11 pacientë të prekur nga koronavirusi.
66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.
Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP.
Në klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COvid-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Rastet pozitive të konfirmuara sot janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.