Afër 3 milionë pasagjerë kanë fluturuar nga Aeroporti i Prishtinës gjatë vitit 2022

Prishtinë | 30 Dhj 2022 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Gjatë viti 2022, afër 3 milionë pasagjerë kanë fluturuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas të dhënave që Klankosova.tv i ka siguruar nga Aeroporti i Prishtinës, totali i udhëtarëve për vitin 2022 është 2,964,845.

Kjo shifër nënkupton se numri i udhëtarëve këtë vit ka qenë 13 përqind më i lartë se vitin e kaluar.

Gjatë këtij viti gjithsej janë realizuar 18 mijë e 200 fluturime, që nënkupton një përqind më shumë se vitin e kaluar.

Të dhënat:

Fluturimet për vitin 2022: 18 mijë e 52
Fluturimet për vitin 2021: 17 mijë e 842

Numri i udhëtarëve për vitin 2022: 2.964.845

Numri i udhëtarëve për vitin 2021: 2.175.959

Numri i udhëtarëve për muajin dhjetor 2022: 205 mijë 500

Numri i udhëtarëve për muajin dhjetor 2021: 206 mijë e 460.

Gjatë dhjetori numri më i madh i pasagjerëve që kanë ardhur në Kosovë janë nga Gjermania dhe Zvicra.

Të ngjashme