Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për teve1.info se deri më 2 gusht janë konvertuar 4836 patentë shoferë.
“Në Leposaviq janë konvertuar 1435 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1208, në Zubin Potok 758, në Zveçan 880, në Graçanicë 177, në Kamenicë 69, në Shtërpcë 53 etj”, tha Elshani.
Ndërkaq, në maj të këtij viti ka filluar procesi i aplikimit për konvertim të patentë shoferëve. Afati për ndryshimin e patentë shoferëve skadon më 9 gusht.
Pas kësaj date nuk do të jetë më i mundur përdorimi i patentë shoferëve ilegalë që janë lëshuar për qytetarët e Kosovës.