‘’Afër je o Krishtlindje’’, një i ri serb thotë se shpërthimin në Lepenc e kreu Rezistenca Çetnike, alarmon për sulme të reja

| 01 Dhj 2024 | 14:21 | Nga

Një kërcënim i ri ndaj qytetarëve të Kosovës, po vie nga një i ri serb që pretendohet të ketë bazë komunat veriore.

I mbuluar me një gjysmë maskë, në një video përmes paltformës Tik-Tok, ai thotë se shpërthimin me eksploziv në Ibër Lepenc, e kreu e ashtuquajtura ‘Rezistenca Çetnike Serbe’.

Derisa ai edhe paralajmëron akte të tjera me aksione serioze në prag të festave të fundvitit.

”Banjska ishte vetëm fillimi. Po fillojmë me aksione serioze rreth Krishtlindjeve. Nëse doni të ndihmoni, më shkruani në mesazh”, ishte kërkesa e tij, që për të cilin rast, Policia e Kosovës thotë se është në dijeni, klankosova.tv.

https://tiktok.com/@belisrbin1389/video/7443102804857687318?embed_source=121374463%2C121468991%2C121439635%2C121433650%2C121404359%2C121477481%2C121351166%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_pause_share&refer=embed&referer_url=klankosova.tv%2Fafer-je-o-krishtlindje-nje-i-ri-serb-thote-se-shperthimin-ne-lepenc-e-kreu-rezistenca-cetnike-alarmon-per-sulme-te-reja%2F&referer_video_id=7443102804857687318

Të ngjashme