Gjyqtarja Afërdita Bytyqi është zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit dhe Dhomave të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale.
Mandati i saj do të jetë 5-vjeçar.
Në procesin zgjedhor që u zhvillua të martën, Afërdita Bytyqi mori votat e 42 gjyqtarëve. Kurse, kandidatja tjetër Mirlinda Bytyqi-Rexhepi mori 21 vota.
Me të drejtë vote në këtë proces ishin 65 gjyqtarë, të cilët shfrytëzuan të drejtën e votës. Prej tyre, 63 fletëvotime u shpallën të vlefshme, ndërsa dy të tjera të pavlefshme, raporton “Betimi për Drejtësi“.