Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtaren Afërdita Bytyqi Zëvendëskryesuese të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Bytyqi është zgjedhur me gjashtë vota të anëtarëve të KGJK-së, ndërsa për këtë pozitë ka kandiduar edhe gjyqtari Artan Abazi, i cili ka marrë pesë vota.
Me zgjedhjen e saj, Bytyqi do të ushtrojë pozitën e Zëvendëskryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kryesuesi Rrustem Thaqi njoftoi se mandati i Bytyqit në këtë pozitë do të jetë 3-vjeçar dhe fillon nga 27 gushti 2026.
Gjyqtarja Bytyqi pas zgjedhjes si zëvendëkryesuese tha se do të punojë në avancimin e sistemit gjyqësor dhe njëherësh falënderoi anëtarët për besimin e dhënë.

