Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, në qershor të këtij viti i dha fund beqarisë.
Ajo u martua me hokeistin çek, Jakub Kindl, në një dasmë të organizuar në Miami.
Çifti në fjalë janë së bashku prej pesë vitesh, dhe pikërisht në një ditë si kjo, ata festojnë pesë vite lidhje.
Ka qenë Afërdita, ajo e cila në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, i ka bërë një dedikim të veçantë bashkëshortit me rastin e këtij përvjetori.