Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, tash e disa vite është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është e martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl, ndërsa po kalojnë çaste të lumtura pranë njëri-tjetrit.
Ndonëse janë prej vendeve të ndryshme, artistja tregon se shpesh i ka mësuar Kindl disa fjalë shqipe dhe traditat shqiptare.
Kjo vërehet edhe në një nga postimet e saj që ka ndarë së fundmi në llogarinë personale, Instagram.
Biondja publikoi një video përkrah partnerit të saj, ku shihet Jakub duke e bërë shqiponjën.
Madje, javë më parë ajo potencoi se fëmijëve do ia mësojë gjuhën shqipe, angleze dhe atë çeke.
Në anën tjetër, Afërdita ka kohë që është larguar nga muzika dhe deri më tani nuk ka paralajmëruar rikthimin me ndonjë projekt të ri.