Afërdita Dreshaj testohet për COVID-19, tregon rezultatin

Prishtinë | 05 Kor 2020 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Afërdita i është nënshtruar testit për Coronavirus.

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka rezultuar negative në testin për koronavirus, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në Instagram, ku e sjell si dëshmi rezultatin, që fatmirësisht i doli negativ.

Afërdita bashkë me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl, së fundi udhëtuan për në Miami, ku e festuan përvjetorin e dytë të martesës.

Në atë udhëtim, nuk kanë munguar dhuratat e befasitë e këndshme për atë, teksa i ndau me ndjekësit në rrjete sociale.

Të ngjashme