Afërsisht 600 mijë australianë kanë mbetur pa punë gjatë pandemisë

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë sot se afërisht 600 mijë veta anembanë vendit kanë mbetur pa punë si rezultat i ndikimi financiar nga koronavirusi.

Sipas tij ky numër është shokues dhe i paparashikueshëm se mund të ishte kaq i lartë, raporton CNN.

“Është ditë e vështirë për Australinë, një ditë tepër e vështirë”, është shprehur Morrison gjatë konferencës për media.

“E dinim se do të kishte lajme jo të mira pasi që pandemia ka pasur ndikim në Australi sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka ngjarë”.

Ai ka theksuar se shkalla e infeksioneve ka nisur që të shënojë rënie, po që sipas tij vendi duhet të përgatitet për vështirësitë ekonomike pasuese.

“Në muajt në vijim ne duhet të shtrëngohemi dhe duhet të jemi të fortë për lajmet që australianët mund të marrin. Me rëndësi në një ditë si sot është që të mendohemi që ta mbështesim njëri-tjetrin. Është me rëndësi që të mbahemi si vend dhe të qëndrojmë me njëri-tjetrin”.

Afërsisht shtatë mijë australianë janë të infektuar me Covid-19 dhe 98 kanë ndërruar jetë sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Të ngjashme