Aktori i famshëm Ben Affleck, beson se mosha dhe kalimi nëpër përvoja të ndryshme jetësore e ka ndihmuar atë të përmirësojë aftësitë e aktrimit.
Affleck 48-vjeçar kishte bërë famë në vitin 1997 me aktrimin në filmin “Good Will Hunting”.
Duke folur për Variety rreth filmit të tij të ri “The Way Back”, Affleck ka thënë se me kalimin e moshës ai është bërë aktor më i mirë.
“Më pëlqen aktrimi im, së paku sipas standardeve të mia, është bërë më i mirë me kalimin e kohës, dhe me më tepër prëvoja jetësore e gjëra të tilla. Dhe me një rol të tillë, jam një i alkoolizuar, kështu që e kuptoj deri në një përmasë alkoolizimin. Ky personazh ka një jetë krejt ndryshe nga e imja. Isha i shqetësuar se më duhet të gjejë mënyra për të bërë këtë sa më reale që është e mundur”, ka shtuar ai.
Ben ka thënë se të qenit regjisor i filmave “The Town” e “Argo” e kanë ndihmuar të bëhet aktor më i mirë.
“Është pak jotipike për mua. Ndryshova disi si aktor, qasjen time. Kam mësuar më tepër për aktrim nga të qenit regjisor sesa në klasët e aktrimit”, ka shtuar Affleck.