Afganët dhe talebanët fillojnë bisedimet e paqes, 19 vjet pas sulmeve terroriste në ShBA

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Bisedimet paqësore midis qeverisë Afgane dhe kryengritësve Talibanë filluan në kryeqytetin e Katarit, Doha, duke shënuar fillimin e negociatave që synojnë t’i japin fund luftës dy dekadeshe, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra luftëtarë dhe civilë.

Konflikti 19-vjeçar është gjithashtu veprimi më i gjatë ushtarak i Shteteve të Bashkuara jashtë shtetit, gjegjësisht me këtë luftë janë marrur tre presidentë amerikanë.

Ceremonia filloi në orën 9 të mëngjesit (06:00 GMT) me një recitim nga Kurani, pasuar nga komentet hapëse nga ministri i jashtëm i Katarit, transmeton Telegrafi.

Lojtarët kryesorë në proces, duke përfshirë kryetarin e këshillit të paqes të Afganistanit, Abdullah Abdullah dhe udhëheqësin e Talibanëve, Mullah Baradar Akhund dhe sekretarin e shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo gjithashtu janë planifikuar të flasin.

Zyrtarët, diplomatët dhe analistët thonë se megjithëse te dy palët u ulën në tryezën e bisedimeve ishte një arritje, kjo nuk do të thotë se rruga drejt paqes do të jetë e lehtë.

Ndryshe, ceremonia e përurimit vjen një ditë pas 19 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara që shkaktuan përfshirjen e saj ushtarake në Afganistan. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme