Afganët do të strehohen në hotelet në Durrës

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

170 refugjatët e parë nga Afganistani zbritën në orët e para të mëngjesit të së premtes në aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Pas një pritjeje 10-ditore të shkaktuar prej trazirave në Kabul ku talebanët morën pushtetin, ardhja e shtetasve afganë u ndoq nga kamerat e vendosura jashtë perimetrit të sigurisë së aeroportit.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raportoi se të gjithëve do u bëhet një kontroll mjekësor e më pas do të shkojnë drejt disa strukturave hoteliere në qytetin e Durrësit.

Gazetari sqaroi se që prej orëve të para pas mesnatës, katër autobusë ishin vendosur pranë aeroportit për t’u përdorur për transportin e shtetasve afganë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Të ngjashme