Afganistani pas evakuimeve: Heshtje dhe frikë, rreziku shtohet

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeqytetin afgan e ka pllakosur heshtja teksa frika gjendet tek të gjithë banorët e mbetur aty.

“Aktualisht dyqanet mbyllen në orën 10:00 të mbrëmjes, por këto dyqane dikur ishin hapur deri në mesnatë ose 1:00 të mëngjesit, sepse njerëzit kanë frikë nga një incident i mundshëm. Kjo është arsyeja pse njerëzit mbyllin dyqanet e tyre dhe shkojnë në shtëpi”, thotë një banor.

Ish-kandidati skandaloz i VV-së s’paska të ndalur, komente të tjera duke s…

Dëshiron të maksimizosh fuqinë tënde mashkullore? Provo këtë
Një tjetër banor tha se shkoi për të marrë ilaçe për një të sëmurë, por farmacitë nuk gjenden hapur në asnjë pikë.

Edhe rrugët janë bosh. E vetmja zonë që nuk fle kurrë është ajo aeroportuale prej nga ku SHBA dhe shtetet aleate po përpiqen të evakuojnë të gjithë stafin para afatit të 31 gushtit.

Në këtë pikë misioni britanik u largua përfundimisht nga vendi të shtunën duke tërhequr që andej edhe ushtarët e fundit.

“Teksa po ju drejtohem juve, Sir Lori Bristou, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, më në fund ka hipur në një nga avionët e fundit nga Kabuli. Të gjithë ushtarët, diplomatët dhe nëpunësit civilë janë larguar tani:, u shpreh Johnson.

Rreziku për sulme të mundshme shtohet çdo orë e më shumë teksa Shtetet e Bashkuara thanë se kishin vrarë dy militantë të Shtetit Islamik që planifikonin sulme në Afganistan, pas një sulmi vdekjeprurës vetëvrasës jashtë aeroportit të enjten.

Të ngjashme