Afganistani ka pranuar sot 500 mijë doza të vaksinës AstraZenecas nga India.
Këto janë vaksinat e para që kanë arritur në këtë shtet ndërkohë që Afganistani është ende duke pritur aprovimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë para se të nis përdorimin e tyre.
Drejtori i programit për Imunizim në Ministrinë e Shëndetësisë në këtë shtet Ghulam Dastagir Nazari ka thënë se dozat e pranuara do të ruhen në Kabul derisa të pranohet autorizimi për përdorimin e tyre që pritet të ndodh brenda një jave, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Vaksinat janë prodhuar nga Instituti i Serumit në Indi, institut ky që po prodhon vaksinat AstraZeneccas të Universitetit të Oksfordit.
Punonjësit shëndetësorë, forcat e sigurisë, mësimdhënësit dhe punëtorët qeveritarë do të jenë të parët që do të pranojnë vaksinat.
Pritet që edhe Kina t’i dërgoj Afganistanit një sasi prej 200 mijë vaksinash anti-COVID-19.