Anton Çehovi (1860 – 1904) ishte fizikan, dramaturg dhe autor rus i cili konsiderohet ndër shkrimtarët më të mëdhenj i tregimeve të shkurtra.
Karriera e tij si dramaturg përfshin katër klasike dhe tregimet e tij të shkurtra më të mirat janë mbajtur në vlerësim të lartë nga shkrimtarët dhe kritikët.
Çehovi kreu praktikën për doktor medicinal jashtë karrierës së tijː “Mjekësia është gruaja ime e ligjshme”, ka thënë ai, “dhe letërsia është e dashura ime”.
Bashkë me Henrik Ibsen dhe August Strindberg, Çehovi referohet si një nga tri figurat themelore në lindjen e hershme të modernizmit në teatër
Më poshtë kemi përmbledhur disa nga thëniet e tij më të mençura:
Thuhet se e vërteta triumfon gjithmonë, por kjo nuk është e vërtetë.
Çmoje veten më tepër. Mendojnë të tjerët të ta ulin çmimin.
Sa më budalla të jetë fshatari, aq më mirë do ta kuptojë gomari.
Universiteti zhvillon të gjitha dhuntitë, madje edhe budallallëkun.
Çfarë fati, të jesh i zgjuar: nuk të mungojnë kurrë budallallëqet për të thënë.
Edhe të jesh sëmurë është ndjesi e këndshme kur e di se ka njerëz që e presin shërimin tënd si një festë.
S’ke pse trembesh nga lagia e këmbëve, kur të kërcënon përmbytja e përbotshme.
Ndoshta veç në parajsë njerëzimi do të jetojë të tashmen, deri tani ka jetuar për të ardhmen.