Afrika Jugore ka pranuar një shtesë prej 20 milionë vaksinave të koronavirusit të prodhuara nga Pfizer, ka bërë të ditur për “SundayTimes” ministri i Shëndetësisë.
Doza shtesë do ta ngritë numrin e përgjithshëm të dozave në vendin më të prekur në botë nga Covid-19 në 40 milion vaksina.
Afrika Jugore ka regjistruar deri më tani më shumë se 1,4 milion raste me koronavirus dhe mbi 44 mijë vdekje.
Më parë, Afrika Jugore kishte siguruar rreth 12 milion doza të vaksinës COVAX nga OBSH-ja, 12 milionë nga një marrëveshje e Bashkimit Afrikan dhe 9 milion doza të vaksinës Johnson&Johnson.