Këngëtari i njohur Afrim Muqiqi ka folur për kushtet e policëve në Kosovë duke thënë se nuk duhet të krenohemi me policët me fotografitë e tyre e të mos i mbështetim me ngritje të pagave.
Ai tutje tha ka shumë deputet që asnjëherë nuk flasin në seanca dhe marrin paga shumë më të larta se policët e Kosovës.
Muqiqi u shpreh shumë i zhgënjyer duke thënë se kë dëgjuar që deputetët kanë angazhuar edhe asistentë.
“Ky është turpi i botës”, tha Muqiqi.
Ai tha që ka propozuar që pagat e deputetëve të shndërrohen në paga të policëve dhe anasjelltas.
“Policia e Kosovës na ka bërë krenar, por jo me marre e me çitë nëpër foto. Ata nuk kanë nevojë për kësi përkrahje, ata kanë nevojë për paga të dinjitetshme. E kam dhënë para disa muajve një propozim. Pagat e deputetëve të Kosovës duhet të shndërrohen në paga të policëve të Kosovës, dhe anasjelltas. Ka deputetë që s’i kom ni kurrë. Nuk është e drejtë. Dëgjova që deputetë të Kuvendit të Kosovës paskan marrë edhe asistenta, e kjo është turpi i botës”, tha Muçiqi.