Afrim Tovërlani largohet nga Ferizaj, shkak borxhet

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

KF Ferizaj nuk po kalon në vështirësi të mëdha financiare. Shkak i problemeve në të cilat ndodhet skuadra ferizajasve është larguar edhe trajneri Afrim Toverlani.

Për Sportin në KTV, ish-trajneri i shumë skuadrave të njohura kosovare, ka bërë të ditur arsyet e largimit.

“Nuk jam më trajneri i Ferizajt, për arsye të shumta. Një ndër to është edhe borxhi që kryesia e klubit u ka lojtarëve të cilët nuk janë paguar ende. Gjithashtu kemi pasur një marrëveshje që para datës 31 dhjetor të transferojmë së paku 5 futbollistë. Në një situatë të tillë nuk mund të vazhdohet”, deklaroi Tovërlani.

Për problemet financiare në të cilat është duke kaluar klubi, ka bërë të ditur edhe faqja zyrtare në rrjetin social “Facebook”, duke kërkuar ndihmë nga donatorët dhe Komuna e Ferizajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme