Modelja e njohur shqiptare, Afrona Dika, pavarësisht faktit se është rritur jashtë vendit, nuk i ka harruar asnjëherë rrënjët e saj.
Këtë e dëshmon edhe fakti se së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik, ku është shfaqur me veshje kombëtare.
Ajo ka pozuar me jelekun e famshëm të qendisur me arë, që është karakteristikë e veshjeve tradicionale shqiptare.
Disa nga këto fotografi, Afrona i ndau me ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar me krenari që është shqiptare, ani pse është lindur e rritur në shtetin helvetik.
“Jam lindur dhe rritur në Zvicër , por traditat shqiptare i kam në zemër dhe mburrem që jam shqiptare”, ka shkruar Afrona Dika në Instagram.
Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë paraqitje.
Afrona përndryshe këto ditë është duke i shijuar bashkë me bashkëshortin e saj, Bleron, dhe vajzën e tij, Tara, në Zvicër.