Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka uruar myftiun Naim Tërnava për festën e Fitër Bajramit.
Agani me bashkëpunëtorë ka vizituar BIK-un me rastin e kësaj feste, por nuk është deklaruar për medie, raporton Ekonomia Online.
Pak më parë, myftiun Tërnava e ka vizituar kryeministri Ramush Haradinaj i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtarë të Kryesisë së LDK-së, të pritë nga nënkryetari Agim Veliu.