Reperi i njohur shqiptar, Capital T, tashmë e ka dëshmuar mjaft shpesh edhe anën e tij humane.
Ai është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të humanistit Halil Kastrati dhe meqë jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, artisti ka shtruar darkë në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimët e Ballkanit” së bashku me të babanë, kryetarin e FFK-së, Agim Ademin.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kastrati përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Me Agim dhe Trim Ademin. Zoti ju dhëntë bereqet për iftarin e shtruar në Shtëpinë e të Moshuarve”, ka shkruar Kastrati.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që reperi bën një gjë të tillë, teksa krahas muzikës përgëzohet në mase të madhe nga fansat e publiku edhe për këto veprime.
Kujtojmë që Shtëpia e të Moshuarve në Suharekë si projekt i shoqatës “Jetimët e Ballkanit” u përurua në dhjetor të vitit që lamë pas.