Presidenti i Federatës së Futbollit të Amerikës, Agim Ademi, është takuar sot me presidentin e Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Haciosmanolgu.
Ai ndodhet në Varshavë të Polonisë në kuadër të ndeshjes së Superkupës së Evropës mes Real Madridit dhe Atalantës.
Presidenti Ademi takoi presidentin e ri të Federatës Turke, Ibrahim Haciosmanoglu
“Gjatë këtij takimi, presidenti Ademi e uroi Haciosmanoglu për zgjedhjen e tij në këtë post të rëndësishëm dhe i dëshiroi shumë suksese dhe punë të mbarë në udhëheqjen e futbollit turk. Ai theksoi se Haciosmanoglu është një lider i vendosur dhe këmbëngulës në arritjen e qëllimeve, me një njohuri të thellë për futbollin turk dhe atë të rajonit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
“Presidenti Ademi shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Federatën turke, gjë të cilën Haciosmanoglu e mirëpriti dhe theksoi angazhimin e tij në forcimin e bashkëpunimit rajonal”.
Sipas komunikatës, Haciosmanoglu u shpreh i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin e ndërsjellë me Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Në përputhje me këtë angazhim, presidenti Haciosmanoglu e ftoi presidentin Ademi për të diskutuar projektet dhe nevojat e federatës kosovare. Në të njëjtën kohë, i pari i FFK-së i bëri atij ftesë për ta vizituar Kosovën, të cilën ai e pranoi me kënaqësi dhe theksoi se këtë vizitën do ta realizojë gjatë turit të tij në federatat e rajonit me qëllim të forcimit të bashkëpunimit rajonal në futboll”.
“Presidenti Ademi dhe homologu i tij Haciosmanoglu, në këtë takim qartësuan se Kosova dhe Turqia ndajnë një miqësi të ngushtë, me shumë gjëra të përbashkëta dhe se do të punojnë ngushtë për një të ardhme më të ndritur”.