Zhonglerët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti, kanë thyer rekordin Guinness në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte”, organizuar nga Fakulteti i Edukimit Fizik, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë thyer rekordin Guinness 30 min e 30 sekonda që ishte më parë.
Rekordi i ri i nga Agim Agushi dhe Bujar Ajeti u arrit 35 min e 01 sekonda.
Agushi mes emocioneve tha se ka qenë i bindur në arritjen e këtij rezultati.
“I kam thanë vetes se UP që do tu sjellim rekordin Guinness”, tha ai. Agushi tha se planifikon që të thyej rekordin edhe me djemtë e tij.
E, Bujar Ajeti ndihet tashmë i lumtur se u bë pjesë i librit Guinness.
“Emocione të jashtëzakonshme, por ja dolëm, jam i lumtur që jam futur në librin e Guinnessit”, tha ai.
Blerim Vuniqi, anëtar i jurisë, tha se “duhet dokumentuar ajo çka ka ndodhë sot në oborrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”.
Para fillimit të kësaj ngjarje, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se kësaj radhe janë kujdesur qe të sjellin argëtim me këtë aktivitet unik.
“ Rrallë herë takimet tona janë të këtij formati. Sot Universiteti i Prishtinës është nikoqir i një organizimi të tillë. Përveç konferencave seminareve që organizojmë për studentët tanë kësaj radhe jemi kujdesur që të sjellim argëtim dhe të sjellim këtë aktivitet unik”, tha Dema.
Ai me këtë rast i përgëzoi edhe ekipin e vajzave që u shpallën kampione në Milano në garën në volejboll.
“ Ekipi i vajzave në volejboll na bëri krenar me fitimin e garave në Milano, jam i lumtur që pikërisht vajzat e sollët këtë titull” tha rektori Dema.
Dekani i Edukimit Fizik dhe Sportit, Musa Selimi, tha se kanë dashur që t’i rikthejnë studentët e tyre në vendin ku kanë filluar të merren më aktivitete sportive.
“UP-ja ka qenë arsye e vetme me studentët tanë që kanë mbaruar studimet dhe Agimi ka qenë në UP dhe kemi dashur t’i rikthejmë në fakultetin tonë” tha Selimi.
I pranishëm në këtë organizim ishte edhe Presidenti i sportit Universitar të Shqipërisë,Besnik Veliu, i cili tha se kanë bashkëpunim të mirë me fakultetin e Edukimit Fizik të Prishtinës.
“Uroj që sot ta gëzojmë dhe të festojmë rekordin Guinness së bashku. Ne kemi bashkëpunim me fakultetin e edukimit fizik në Prishtinë, urojë që bashkëpunimi jonë në fushën e sportit të thellohet”, tha ai.
Për herë të parë rekordi Guinness në Kosovë u thye nga Agim Agushi në viti në vitin 2015.
Rektori Dema para fillimit të organizimit i dekoroi vajzat e ekipit të volejbollit që fituan garat në Milano ku shpallën Kampione në mesin e shumë Universiteteve të Evropës, në krye me trajnerin Bahri Gjinovci. Ato në finale e mposhtën ekipin e Universitetit të Gentlit.