Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, njëherit edhe kryetar i kësaj komune ka thënë se tashmë Komogllava është vendosur për fitoren e tij.
Ai ka shpërnda një video nga vizita e tij në disa lagje.
“E zjarrtë Komogllava mbrëmë e cila bashkë me Rakajn, Gurëzën, Varoshin e Nikadinin, tashmë kanë vendosur e shprehin qartë vetëm një fjalë: FITORE! Fitore e qytetarëve, fitore e vizionit për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër! FALEMINDERIT🙏🏻”, ka shkruar Aliu.