Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu ka thënë se tash e katër muaj mantelbardhët janë duke punuar pa ndalur për të mbrojtur jetën e çdo qytetari.
Kryetari Aliu gjatë vizitës që i bëri mjekët e infermierët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, i inkurajoi mjekët që ti qëndrojnë nga afër cdo personi që ka nevojë.
Njoftimi i plotë:
Bluzat e bardha tash e katër muaj nuk kanë të lodhur e ndaluar për të mbrojtur çdo jetë e shëndetin e qytetarëve.
Tash, kur lakorja e infektimit nga COVID-19 po shënon rritje, vizitova mjekët e infermierët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, për t’i inkurajuar, për t’i qëndruar pranë për çdo nevojë e për të parë nga afër, koordinimin tash pasi riorganizuam ofrimin e shërbimit në hapësirat spitalore.
Qytetarë, na takon ne të mbrohemi, që mos ta rrezikojmë as veten, as familjen e as të mos rrezikojmë mjekët e infermierët që po lënë gjithçka pas për t’i shërbyer qytetarët.




