Kryetari i Ferizajt dhe kandidati i PDK-së edhe për një mandat në këtë post në zgjedhjet e 12 tetorit, Agim Aliu, mori pjesë në fillimin edhe të një projekti.
Postimi i plotë:
Nisi ndërtimi i kopshtit për fëmijë në fshatin Dardani.
Bashkë me Ministren Arbërie Nagavci, vumë sot gurthemelin e kopshtit për fëmijë në fshatin Dardani, bashkëfinancim i Komunës me Ministrinë e Arsimit, kërkesë kjo e angazhim i komunitetit të fshatrave të kësaj zone, strehë kjo e ngrohtë për qindra fëmijë të kësaj zone.

