Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu mbrëmjen e kaluar shtroi iftar për kreun dhe imamët e Bashkësisë Islame në këtë komunë.
Me këtë rast ai ka theksuar rëndësinë e rritjes së solidaritetit ndërnjerëzor dhe forcimin e besimit si rrugë e drejtë e mirësi për të gjithë.
“Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaj i sakrificës, solidariteti dhe përkushtimit fisnik hyjnor. Sonte, shtrova iftar për kreun dhe imamët e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Ferizaj, që kjo sofër e begatisë, fjala e Zotit, mirësia dhe solidariteti ndërvëllazëror të shpërndahet tek të gjithë.
Agjërim të lehtë për të gjithë agjëruesit në këtë muaj të shenjtë” tha Aliu.