Kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu ka vizituar të rinjtë e Ferizajit.
Në një postim në Facebook, Aliu ka shkruar se rinia është zëri i fitores më 12 tetor.
“Ditë përplot energji, dita e të rinjve, 1 Tetorin e studentëve e mbyllëm dje me takimin mbresëlënës me të rinj ferizajas, zë i fuqishëm e krahë i fitores së Ferizajt më 12 Tetor, për Ferizajn që i kushtohet të rinjve – Ferizaj i Gjeneratës Tjetër”, ka shkruar ai.